
100 mijë të shpërngulur nga operacionet turke në Siri
13 tetor 2019
| 15:02
Programi Botëror i Ushqimit ka njoftuar se më shumë se 100,000 njerëz janë shpërngulur deri tani nga pushtimi turk në veri të Sirisë.
Të zhvendosurit janë nga qytetet Ras al-Ayn dhe Tal Abyad, raporton “VOA”.
Forcat Demokratike Siriane të udhëhequra nga kurdët mohojnë që forcat turke kanë marrë qytetin kufitar Ras al-Ayn siç ka pretenduar Turqia.
Observatori Sirian për të Drejtat e Njeriut ka njoftuar se numri i personave civil të vdekur si rezultat i ofensivës së Turqisë është rritur në 30.