100 milionë euro investime në Vushtrri për energji
18 prill 2019
| 21:59
Kryetari i Vushtrrisë, Xhafer Tahiri, ka njoftuar se kjo komunë do të përfitojë 100 milionë euro.
Ky investim vjen nga kompania “AkouEnergy”, projekt i të cilit synon të prodhojë rreth 100 MW energji elektrike nga era.
“Komuna jonë po ashtu përfiton nga projektet tjera përcjellëse të këtij projekti. Së shpejti do të nënshkuajmë MOU në Vushtrri, ndërsa si çdo projekt i madh, edhe ky projekt e don kohën e duhur për tu realizuar. Ditë të mira po vijnë”, ka shkruar Tahiri në profilin e vet në “Facebook”.