100 milionë shkarkime që në javën e parë, loja për celularë shkruan historinë
10 tetor 2019
| 10:13
“Call of Duty: Mobile” është shkarkuar mbi 100 milionë herë që në javën e parë të daljes së tij, duke hyrë në histori si loja për celularë më e shkarkuar ndonjëherë.
Sipas “Sensor Tower”, PUBG Mobile u shkarkua rreth 28 milionë herë në javën e tij të parë, ndërkohë që Fortnite u shkarkua 22,5 milionë herë, por duhet thënë që në fillim ishte i disponueshëm vetëm për iOS.
Gjithsesi, shifra 100 milionë për një lojë celulari është mbresëlënëse, sidomos kur marrim parasysh se loja nuk ka dalë ende në Kinë./A2