![](https://www.epokaere.com/wp-content/uploads/2018/01/e-rrallë-8.jpg)
100 paund gjobë nëse vonohesh në dasmë
15 janar 2018
| 11:28
Një prift në kishën e Bearstedit, në Kent të Anglisë, ka filluar të aplikojë gjoba ndaj çifteve apo edhe të ftuarve që vonohen në ceremonitë martesore.
John Corbyn, i lodhur nga vonesat, sidomos të nuseve, ka vendosur të gjobisë me 100 paund të gjithë ata që vonohen në ngjarje të tilla të rëndësishme, shkruan “Daily Mail”.