100 prokurorë do të angazhohen për ditën e zgjedhjeve në Kosovë

05 shkurt 2025 | 16:18

Ushtruesi i detyrës së kryeprokurorit të Shtetit, Besim Kelmendi, ka bërë me dije se 100 prokurorë do të jenë të angazhuar për zgjedhjet nacionale të 9 shkurtit.

Përveç tyre, do të jenë të përfshirë edhe 30 anëtarë të stafit administrativ. Në mbledhjen e Këshillit Prokurorial të Kosovës (KPK), Kelmendi ka theksuar se prokurorët do të jenë të pranishëm në të gjitha komunat për të monitoruar mbarëvajtjen e procesit zgjedhor dhe do të vazhdojnë kujdestarinë edhe pas përfundimit të votimit.

Gjatë mbledhjes, koordinatorja për Zgjedhje, Laura Pula, ka kërkuar që prokurorët e angazhuar të kompensohen për punën e tyre në ditën e zgjedhjeve, ndërsa shuma e pagesës do të caktohet nga KPK-ja.

Kelmendi është shprehur se buxheti për pagesat mbetet një çështje e hapur, pasi kërkesat e prokurorisë për fonde shtesë nuk janë miratuar nga qeveria.

Megjithatë, ai ka theksuar se mëditjet për prokurorët janë të përcaktuara në Ligjin e pagave.

Në përfundim të diskutimeve, KPK-ja vendosi t’i drejtohet Komisionit për Buxhet dhe Financa për të siguruar mbulimin e këtyre pagesave.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Prokuroria Themelore në Prishtinë ka njoftuar se më 4 shkurt,…