100 raste, për 24 orë në Emergjencën Pediatrike
22 janar 2019
| 09:22
Në 24 orët e fundit, 78 fëmijë kanë kërkuar ndihmë mjekësore në Emergjencën e Pediatrisë të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës.
30 pacientë janë pranuar për mjekim të mëtutjeshëm në reparte të ndryshme të QKUK-së, raporton “Epoka e re”.
Në ambulancat specialistike, mjekët specialistë, të profileve të ndryshme, kanë kontrolluar 78 fëmijë që kanë pasur shqetësime shëndetësore.
Gjatë kësaj kohe, janë kryer, gjithashtu, 14 eho të zemrës, 32 eho abdominale, 7 eho truri dhe ekzaminime tjera.