100 serbë nga Kosova detyrohen të shkojnë në Beograd për ta mbrojtur Vuçiqin nga protestat e studentëve

10 mars 2025 | 14:23

Serbë nga Kosova raportohet se janë detyruar në qindra të shkojnë për në Beograd për të bërë kundërprotestë në mbrojtje të Presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiq – pushteti i të cilit është në shkundje serioze nga demonstrata të mëdha studentësh.

Gazetari serb nga Mitrovica e Veriut, Branislav Krstiq, ka shkruar në “Facebook” duke e quajtur “horror” dhe “tmerr” atë çfarë po ngjanë.

“Tmerri në Mitrovicë. Nën kërcënimin se do t’i hiqnin nga buxheti i Serbisë, Lista Serbe mobilizoi rreth 100 djem javën e kaluar dhe i dërgoi në Beograd për të mbrojtur regjimin e bandit të Vuçiqit nga protestat masive të studentëve. Më vjen sinqerisht keq për ata të rinj të shantazhuar dhe prindërit e tyre! Më e keqja, mobilizimi, presioni dhe kërcënimet vazhdojnë…”, ka shkruar Krstiq.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, ka thënë se…