100 ton ari transportohen fshehurazi nga Anglia në Poloni
03 dhjetor 2019
| 18:01
Polonia riktheu në vend rreth 100 tonë rezerva prej ari me vlerë afërsisht 18,3 miliardë zloty polake, deklaroi sot kreu i bankës qendrore, Adam Glapinski.
Ari u transportua nga banka e Britanisë së Madhe, ku Polonia mban pjesën më të madhe të rezervave të saj të arit që pas Luftës së Dytë Botërore.
Kthimi i arit u bë në tetë këste, ku secili këst përmbante nga 1000 shufra ari.
Banka qendrore e Polonisë aktualisht posedon 228,6 tonë ar, si pjesë e aseteve rezervë, nga të cilat 105 tonë ruhen në kasafortat e saj, sipas një deklarate nga banka.
Ajo gjithashtu shtoi se banka qendrore rriti pronat e saj me 125,7 tonë në vitet 2018-19./shqip