![](https://www.epokaere.com/wp-content/uploads/2019/04/e-rrallë-13.jpg)
100-vjeçarja i futet garës për Këshillin Gjerman
17 prill 2019
| 11:18
Për shumicën e njerëzve arritja e moshës 100-vjeçare do të ishte arsye më se e mjaftueshme për të pushuar dhe për t’i marrë gjërat me lehtësi, por Lisel Heise ka ide të tjera.
Gjermanja, një ish-mësuese sportive, ka filluar një kapitull të ri në jetën e saj, duke iu futur garës për anëtare të Këshillit në qytetin e saj të lindjes Kirchheimbolanden.