100-vjeçarja në Francë ngatërron Merkelin me gruan e Macronit
12 nëntor 2018
| 10:21
Gjatë festimeve të 100-vjetorit të paqes pas përfundimit të Luftës së Parë Botërore përveç takimeve të liderëve politikë botërorë, kishte edhe skena që dilnin jashtë protokollit.
Ndërkohë që presidenti i Francës, Emanuel Macron, takon një grua 100-vjeçare e lindur në të njëjtin vit kur kishte mbaruar Lufta e Parë ajo shprehet se kjo është fantastike.
“Është fantastike”, thotë gruaja e moshuar, që t’i jap dorën presidentit të Republikës. “Mos më bëni të qaj”, i thotë ajo.
Ndërkohë gjatë fotos ajo duke dashur të kuptojë se me kë ishte afër e pyet kancelaren e Gjermanisë Angela Merkel nëse ajo ishte zonja Macron, por Merkel i përgjigjet në mënyrë shumë të sjellshme se ishte kancelarja e Gjermanisë.