100 vjet më parë Shqipëria vendosi marrëdhënie diplomatike me Çekinë dhe Sllovakinë

22 prill 2022 | 11:52

Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme e Shqipërisë në bashkëpunim me Ambasadën e Republikës së Çekisë dhe Ambasadën e Republikës së Sllovakisë zhvilluan një aktivitet në kuadër të 100-vjetorit të vendosjes së marrëdhënieve diplomatike të Shqipërisë me atë që dikur quhej Çekosllovaki.

Ministrja e Jashtme, Olta Xhaçka, ka thënë se sot po festojnë miqësinë dhe bashkëpunimin e Shqipërisë

në rritje me Republikën Çeke dhe Republikën e Sllovakisë.
“Sot, festuam miqësinë dhe bashkëpunimin tonë në rritje me Republikën Çeke dhe Republikën e Sllovakisë. Faleminderit të dy miqve të besueshëm për mbështetjen e Shqipërisë në rrugën drejt integrimit në BE. Mirëpresim të punojmë ngushtë së bashku gjatë Presidencës çeke të BE-së”, ka shkruar në llogarinë e saj në “Facebook” .

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Liverpooli po zhvillon një sezon fantastik, janë vetëm 2 pikë…