1000 mijë euro pagë mujore për familjen e Fadil Vokrrit
Në mbledhjen e sotme, Qeveria e Kosovës, pas propozimit të Ministrit të Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Gashi, ka miratuar vendimin për njohjen e statutit të ‘Qytetarit me Merita të Veçanta’ për legjendën e futbollit të Kosovës, Fadil Vokrri, për kontributin dhe promovimin e sportit.
“Sot Qeveria e Kosovës mori vendim për njohjen e statusit të qytetarit me merita të veçanta për Fadil Vokrrin, për kontributin e tij që ka dhënë në promovimin e sportit. Në bazë të propozimin të bërë, në baza mujore familjes së tij do t’i ndahen mjete financiare në vlerë prej një mije euro”, sqaroi ministri Gashi.
Duke e vlerësuar lart kontributin e Fadil Vokrrit i cili me angazhimin e tij, futbolli i Kosovës është i njohur ndërkombëtarësht, ministri ka thënë se: “Fadil Vokrri ka dhënë një kontribut të jashtëzakonshëm në futbollin e Kosovës, qoftë si futbollist aktiv, e mandej edhe si udhëheqës sportiv. Me angazhimin e tij kemi ardhur deri në këtë dite, kur futbolli i Kosovës është i ndërkombëtarizuar plotësisht”.
Gjithashtu ministri vendim e Qeverisë e vlerësoi si mirënjohje shtetërorë. “Ky vendim është një vlerësim dhe mirënjohje shtetërore për legjendën Vokrri”, ka shtuar ministri Gashi.