101 aktakuza për dy javë nga Prokuroria e Ferizajt
15 shkurt 2019
| 14:58
Prokuroria Themelore në Ferizaj për dy javë ka ngritur gjithsejtë 101 aktakuza për raste të ndryshme penale.
Në departamentin për krime të rënda janë ngritur tetë aktakuza, në departamentin e përgjithshëm për dy javë janë ngritur tetëdhjetë e katër aktakuza, ndërsa në departamentin për të mitur në këtë prokurori janë ngritur nëntë aktakuza.
Prokuroria Themelore në Ferizaj mbetet e përkushtuar për luftimin e kriminalitetit, ngritjen e efikasitetit, transparencës dhe llogaridhënies.
/Epoka e re/