101 mijë e 374 të shëruar dhe 2 mijë e 239 të vdekur nga Covidi nga fillimi i pandemisë në Kosovë
23 maj 2021
| 15:17
Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKShPK) ka bërë me dije se nga fillimi i pandemisë në muajin mars të vitit 2020 në Kosovë janë shëruar nga Covidi mbi 101 mijë persona dhe kanë vdekur mbi 2 mijë e 39 qytetarë.
“Numri total i rasteve pozitive është 107.244 raste nga 591.824 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 2.239 raste të vdekjes. Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 95 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 101.374 raste, kurse numri i rasteve aktive është 3.631”, ka njoftuar IKShPK-ja.