102 të arrestuar për 24 orë
Kosova po vazhdon të përballet me situatën pandemike të krijuar nga COVID-19. Si pasojë e saj, institucioneve të vendit iu desh të ndërmerrnin një sërë masash për parandalimin e përhapjes më tutje. Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar 102 persona në 24 orët e fundit për mosveprim sipas dispozitave shëndetësore gjatë epidemisë. Ishin gjithsej 45 raste të ndara si në vijim:
Prishtinë-17 raste
Gjilan-1 rast
Ferizaj-6 raste
Prizren-6 raste
Pejë-6 raste
Gjakovë-5 raste
Mitrovicë jugore-1 rast
Mitrovicë veriore-3 raste.
Numri më i madh i të arrestuarve lidhur me këtë çështje ishte në Prishtinë, 47 të arrestuar, duke vazhduar më pas me Ferizajn 15, Prizreni 15, Peja 1, Gjakova 9 e kështu me radhë.
Prej sot Ministria e Shëndetësisë mori vendim që të vazhdohet ndalim-qarkullimi nga ora 17:00 deri në ora 06:00 të mëngjesit.