102 vjeçarja voton në Isniq të Deçanit: Krejt duhet me votu për një jetë më të mirë

17 tetor 2021 | 16:31

Një 102 vjeçare ka votuar para pak çastesh në fshatin Isniq të Deçanit. Ajo para mediave tha se gjithmonë ka votuar.

“Gjithmonë kam votuar, krejt duhet me votu për një jetë më të mirë”, tha ajo.

102-vjeçarja ishte e shoqëruar nga familjarët e saj gjatë votimi.

Edhe një nga gratë më të moshuara në Kosovë, siç njihet në Istog Nëna Timë, i është drejtuar më herët qendrës së votimit për të shfrytëzuar të drejtën e saj për votim.

Gruaja njëshekullore, saktësisht 103-vjeçare, ka dalë për të votuar, e lajmin e ka bërë të ditur një i afërm i saj, në profilin e tij në “Facebook”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në ditën kur po mbahen zgjedhjet lokale dhe të drejtën…