102 vjeçja mposhtë COVID-in
Një grua 102-vjeçare është shëruar nga koronavirusi në qytetin verior italian të Xhenovas pasi kaloi më shumë se 20 ditë në spital, shkruan CNN.
“Ne e kemi quajtur atë të pavdekshme”, tha mjekja Vera Sicbaldi, e cila trajtonte Italica Grondona në spitalin San Martino në Xhenova.
“Italica përfaqëson një shpresë për të gjithë të moshuarit që përballen me këtë pandemi”, tha Sicbaldi.
Mosha mesatare e atyre që u testuan pozitivisht për koronavirusin dhe më pas vdiqën në Itali është 78 vjeç, sipas Institutit Kombëtar të Shëndetit.
”Grondona u shtrua në spital në fillim të marsit pasi kishte probleme me zemrën”, tha Sicbaldi për CNN.
“Ajo kishte vetëm disa simptoma të buta të koronavirusit, kështu që ne e testuam atë dhe ajo ishte pozitive, por ne bëmë shumë pak, ajo u shërua vetë”, shtoi Sicbaldi.
Mjekët thonë se çështja e saj i bëri përshtypje aq shumë sa vendosën ta studionin atë më thellë.
“Ne kemi mostra serologjike. Ajo është pacientja e parë që ne dimë se ka kaluar nëpër gripin spanjoll që kur lindi në vitin 1917”, shpjegoi Sicbaldi, duke iu referuar pandemisë së gripit të vitit 1918/1919 që vrau të paktën 50 milionë njerëz në të gjithë botën, sipas Qendrave për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve.
”Grondona u largua nga spitali më 26 mars dhe tani është në një shtëpi të kujdesit. Nuk e di se cili është sekreti i saj, por e di që ajo është një grua e lirë dhe e pavarur”, tha nipi i saj Renato Villa Grondona për CNN.