102 vjet nga vrasja e Isa Boletinit
23 janar 2018
| 07:57
Atdhetari shqiptar Isa Boletini, njëri nga organizatorët e lëvizjes për çlirim e bashkim kombëtar, është vrarë 102 vjet më parë në Podgoricë.
Isa Boletini lindi në fshatin Boletin të Mitrovicës, në një familje me tradita patriotike. Në moshën 17-vjeçare mori pjesë si luftëtar i Lidhjes Shqiptare të Prizrenit, në betejën e Slivovës (22 prill 1881) kundër forcave osmane. Përkrahu Haxhi Zekën dhe atdhetarët e tjerë në themelimin e Lidhjes Shqiptare të Pejës (1899-1900) dhe në qëndresën e saj kundër sunduesve osmanë e qarqeve shoviniste fqinje.