“Epoka e re” nuk di për humbje në Media Ligë

03 nëntor 2018 | 12:27

Ekipi i gazetës “Epoka e re” nuk di për humbje në garat e Media Ligës, kurse me mërit vazhdon të jetë lider me 20 pikë të grumbulluara. “Epoka” është ekipi i vetëm që ende nuk ka pësuar humbje dhe nga tetë ndeshje ka regjistruar gjashtë fitore dhe dy barazime.

Në ndeshjen e javës së tetë “Epoka” luajti baras me ekipin e “Lajmi.net”, me rezultat 3-3. Ani pse e kishte tri herë epërsinë në këtë ndeshje, një pakujdesi në minutat e fundit nga lojtarët e “Epokës së re” e shpëtoi “Lajmi.net” nga humbja.

Humbje befasuese ka pësuar ekipi i “KosovaPress”-it në përballje me “InfoKosova & PrishtinaPost” me rezultat 3-4, kurse edhe ndeshja në mes “Media Works” dhe “RTV Dukagjini” ishte shumë interesante, derisa rezultati final ishte 3-3.

“Klan Kosova” ka shënuar fitore ndaj “Gazeta Metro”, me rezultat 2-3.

Rezultatet

“D+” – “Kallxo.com”                                                 7-6
“Gazeta Zëri” – “Ora Info”                                       8-1
“Infokusi” – “Gazeta Blic”                                       7-0
“Epoka e re” – “Lajmi.net”                                      3-3
“KosovaPress” – “InfoKosova & PrishtinaPost” 3-4
“Media Works”- “RTV Dukagjini”                        3-3
“Gazeta Metro” – “Klan Kosova”                           2-3
“Telegrafi” – “RTK”                                                  5-7

 

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Janë 29 persona që kanë humbur jetën si pasojë e…