103 orë pas tërmetit, trevjeçarja shpëtohet e gjallë nga rrënojat në Turqi
10 shkurt 2023
| 16:17
Zeynep Ela Parlak, një vajzë e cila është vetëm tre vjeç e gjysmë është shpëtuar nga rrënojat 103 orë pas tërmeteve shkatërruese që goditën Turqinë jugore të hënën.
Ajo është shpëtuar nga rrënojat e një ndërtese në Hatay dhe është dërguar në spital pasi është trajtuar në vendngjarje.
Të paktën 18.342 njerëz humbën jetën dhe 74.242 të tjerë janë plagosur pas dy tërmeteve të fuqishme që goditën Turqinë jugore të hënën, konfirmoi agjencia e emergjencave “AFAD”.
Dy tërmete shkatërruese me magnitudë 7.7 dhe 7.6 ballë kanë goditur të hënën pjesët jugore të Turqisë me epiqendër në Kahramanmaras, kurse ekipe të shumta shpëtimi po punojnë ende me përkushtim për të kërkuar dhe shpëtuar njerëzit e bllokuar në rrënojat e ndërtesave./AA/