103 persona vdiqën në aksidente, Hoxha: 46 ishin shoferë, 29 këmbësorë dhe 28 pasagjerë
20 dhjetor 2023
| 11:32
Drejtori i Policisë së Kosovës, Gazmend Hoxha, në një konferencë të përbashkët me ministrin e Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka prezantuar disa të dhëna mbi aksidentet që kanë ndodhur gjatë vitit 2023.
Hoxha ka thënë se gjatë periudhës 1 janar-18 dhjetor, kanë vdekur 103 persona.
Ai ka thënë se 46 nga personat e vdekur në aksidente kanë qenë shoferë, 29 persona kanë qenë këmbësorë dhe 28 kanë qenë pasagjerë.
“Vitin e kaluar kemi pas 95 aksidente me fatalitet e sivjet i kemi 94 me këtë aksident që ndodhi mbrëmë. Persona të vdekur vitin e kaluar ka qenë 106, ndërsa këtë vit 104 me rastin e djeshëm”, ka thënë Hoxha. /EO