103 raste të reja me Covid, 95 të shëruar në 24 orët e fundit në Kosovë

17 korrik 2020 | 15:15

Xhavat Jakupi, shef i Departamentit të Mikrobiologjisë, ka bërë me dije se në një konferencë për medie njoftuar për 103 raste të reja me Covid-19 në 24 orët e fundit.

Po ashtu, ai ka bërë me dije se në 24 orët e fundit janë shëruar 95 persona të infektuar nga koronavirusi.

Jakupi ka treguar se nga fillimi i pandemisë në Kosovë janë paraqitur 5 472 pozitive me Covid-19, prej tyre 2 640 janë shëruar dhe 124 kanë ndërruar jetë.

Më tutje, ai ka bërë me dije se numri i raste aktive me Covid-19  ka shkuar në 2 708. /Epoka e re/

https://www.facebook.com/597689407055317/videos/280616496581189/

 

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, ka thënë se vendimet…