103-shi i AAK-së, Engjëll Koliqi kërkon mbështetjen e qytetarëve

20 dhjetor 2024 | 16:24

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës së bashku me Nismën dhe paritë e koalicionit të Kosovës për Fitore ka dorëzuar listën e 110 kandidatëve për deputet në Komisionin Qendror Zgjedhor (KQZ) për zgjedhjet parlamentare të 9 shkurtit 2025.
Kjo listë, e cila nga AAK-ja dhe koalicioni është quajtur listë e Kosovës për Fitore, përfshinë personalitete të rëndësishme që në kohë të ndryshme kanë dhënë kontribut për vendin.
Në mesin e këtyre personaliteteve është edhe, Engjëll Koliqi nga Stublla e Vitisë, i cila në këto zgjedhje mban numrin 103 në listën e AAK-Nisma-s.
“Në zgjedhjet e 9 shkurtit, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës dhe partnerët e saj në koalicion, hyjnë me synimin për anëtarësimin direkt të Kosovës në NATO përmes Planit Aksional për Anëtarësim. Ky vizion paraqet një arritje historike dhe një kthesë vendimtare për një Kosovë të zhvilluar ekonomikisht dhe ushtarakisht”, kishte deklaruar kryetari Ramush Haradinaj në prezantimin e kandidatit për deputet, Engjëll Koliqi.
Engjëll Koliqi vjen nga familja patriotike, e cila ka qëndruar e papërkulur dhe e panënshtruar ndaj pushtuesit. Engjëlli i përket brezit të shqiptarëve që i kanë kushtuar tërë jetën atdheut. Kontributi i tij frymëzues në promovimin dhe ruajtjen e trashëgimisë kulturore shqiptare shfaqet përmes shkrimeve të tij në formën e eseve, studimeve shkencore dhe librave që trajtojnë çështje të rëndësishme kombëtare. Vlen të ceket se kandidati për deputet, ka përzgjedhur vet numrin 103, dhe arsyet e këtij numri për të garuar në zgjedhjet e përgjithshme janë të njohura për vet kandidatin, familjen miqtë dhe të gjithë ata që e njohin. Prandaj Engjëll Koliqi e meriton votën e votuesve të AAK-së dhe koalicionit të gjerë por dhe të qytetarëve tjerë të cilët nuk janë të përcaktuar por kërkojnë që të vlerësojnë kombëtare e kulturore. Prioritetet e Koliqit janë; Arsimi, Kultura por një rëndësi të veçantë do t’i kushtoj edhe Diasporës së gjerë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti dhe kryeministri i…