103-shi i AAK-së, Engjëll Koliqi: Me Ramushin direkt në NATO, për Kosovën Fituese 137
Kandidati i AAK-së për deputet Engjëll Koliqi, ka deklaruar se forcimi i aleancës me SHBA duhet të jetë çështja më e lartë në hierarkinë e interesit nacional.
Ai ka shkruar pasi Donald Trump u betua si president më 20 janar. Sot është një ditë e madhe për aleatin tonë kryesor Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Inaugurimi i Presidentit Trump është një ngjarje e shënuar për gjithë botën. Me slloganin e tij America First – Amerika e Para, ai dhe administrata e re synojnë të kthejnë Amerikën në identitet dhe ti rikthejnë shkëlqimin dhe forcën e saj të dikurshme. E për këtë arsye sot, bashkarisht duhet të angazhohemi për fitoren tonë.”Sot është një ditë e madhe për aleatin tonë kryesor Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Inaugurimi i Presidentit Trump është një ngjarje e shënuar për gjithë botën. Me slloganin e tij America First – Amerika e Para, ai dhe administrata e re synojnë të kthejnë Amerikën në identitet dhe ti rikthejnë shkëlqimin dhe forcën e saj të dikurshme. E për këtë arsye sot, bashkarisht duhet të angazhohemi për fitoren tonë”.
“Aleanca për Adhmërinë e Kosovës është forca politike kryesore e djathtë e vendit, dhe duhet të synojmë kthimin e politikës së jashtme të Kosoves drejt patriotizmit, sovranizmit dhe interesit kombëtar shqiptar. Kosova në NATO duhet të jetë çështje primare ku duhet të bazohet politika e jashtme e Kosoves pas 9 Shkurtit 2025. Forcimi i aleancës me SHBA duhet të jetë çështja më e lartë në hierarkinë e interesit tonë nacional. Fitorja e të djathtës dhe forcave konservatore në Kosovë është e pashmangshme, është imperativ i kohës dhe interes kombëtar. Ky është momenti ynë për ta vënë Kosovën pjesë të Aleancave me Perëndimin e jo izolimin”, ka shkruar ai.