104 deputetë pro raportit për shkarkimin e Metës

09 qershor 2021 | 14:16

Deputetët e Kuvendit të Shqipërisë kanë votuar në shumicë dërrmuese votash pro raportit të komisionit hetimor për shkarkimin e presidentit Ilir Meta.

Pro këtij raporti kanë votuar 104 deputetë, shtatë kundër, dy kanë abstenuar dhe një votë është shpallur e pavlefshme.

Tashmë pritet që deputetët të votojnë sërish sa i takon pyetjes së drejtpërdrejtë për shkarkimin e presidentit Metës.

Për shkarkimin e presidentit të Shqipërisë duhen 94 vota të deputetëve.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Philadelphia mposhti me rezultat 118-102 Atlanta në ndeshjen e dytë…