104 raste aktive me Covid në Kosovë
22 korrik 2021
| 07:56
Pesë raste të reja me Covid-19 u konfirmuan të mërkurën në Kosovë.
Ato rezultuan pas testimit të 358 mostrave.
Tetë pacientë u shëruan nga koronavirusi në 24 orët e kaluara, ndërsa raste aktive mbeten 104.
Që nga fillimi i pandemisë, në mars të vitit të kaluar, Kosova ka regjistruar gjithsej 107,926 raste me koronavirus.
Prej tyre, 2,265 pacientë kanë vdekur dhe 105,557 janë shëruar.