104-shi i PDK-së, Ilir Tahiri
Partia Demokratike e Kosovës (PDK) ka dorëzuar listën e 110 kandidatëve për deputet në Komisionin Qendror Zgjedhor (KQZ) për zgjedhjet parlamentare të 9 shkurtit 2025.
Kjo listë, e cila nga PDK-ja është quajtur listë e ekipit fitues, përfshinë personalitete të rëndësishme që në kohë të ndryshme kanë dhënë kontribut për vendin.
Në mesin e këtyre personaliteteve është edhe djali i dëshmorit të kombit, Adullah Tahirit, Iliri, i cila në këto zgjedhje mban numrin e 104 në listën e PDK-së.
Iliri është një nga aktivistët më të dalluar të PDK-së në Gjilan. Ai është angazhuar në PDK që nga themelimi, fillimisht në strukturat e Rinisë Demokratike dhe më vonë në ato të degës. Ka qenë asamblist dhe bartës i listës zgjedhore në zgjedhjet lokale në Gjilan. Për 20 vjet ka punuar si shërbyes civil në disa institucione lokale. Mbrojtja dhe fuqizimi i vlerave të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës është misioni i tij. Kthimi i vëmendjes së qeverisë në Anamoravë me investime dhe zhvillim ka qenë dhe mbetet prioriteti kryesor i tij. Iliri në Parlamentin e Kosovës do të jetë zëri i qytetarëve të Kosovës, zëri i atyre që dëgjohen vetëm gjatë fushatave elektorale. Si një nga aktivistët më të dalluar të PDK-së, Iliri po hyn në këtë garë me një mbështetje të gjerë elektorale, jo vetëm në Gjilan, por edhe në tërë Kosovën dhe diasporë. Me fitoren e Ilirit, Gjilani dhe PDK-ja në Anamoravë do ta kthejnë mbështetjen institucionale dhe fuqizimin e sajë.
Me Ilirin maMire për Anamoravën dhe Kosovën.