104-shi i PDK-së, Ilir Tahiri: Me Bedri Hamzën, mësimdhënësit do të kenë më mirë

25 janar 2025 | 22:32

Kandidati për deputet nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Ilir Tahiri, në takim me qytetarë ka thënë se në kohën kur Kosovën ka qeverisur PDK-ja, janë hapur dhe ndërtuar shumë shkolla, janë rritur edhe pagat e mësimdhënësve.

Ai potencoi se me Bedri Hamzën, mësimdhënësit do të kenë më mirë!.

“Kur Kosova u bë me universitete, u mësuam të luftojmë, të bëjmë politikë, të çlirohemi, ta ndërtojmë dhe ta zhvillojmë vendin tonë.

Mësuesit janë ata që na kanë mësuar dhe edukuar për ta dashur, zhvilluar dhe ndërtuar Kosovën. Në kohën kur me Kosovën ka qeverisur PDK-ja, janë hapur dhe ndërtuar shumë shkolla, janë rritur edhe pagat e mësimdhënësve. Në vitet e fundit, për fat të keq, ato po mbyllen ose po degradohen. Shkoni në Livoç dhe Bresalc dhe shikoni gjendjen e shkollave në këto dy fshatra. Mësimdhënësit janë ajka e shoqërisë sonë. Ata meritojnë shumë më tepër – paga të mira dhe kushte të mira për punë. Me Bedri Hamzën, mësimdhënësit do të kenë më mirë! #IlirTahiri104”, përfundoi ai.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Anëtari i Kryesisë së Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Muhamet…