104 të shëruar nga Covidi në 24 orët e fundit
09 nëntor 2020
| 15:11
Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKShPK) ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar 104 persona nga Covid-19.
“Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 104 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 16 226 raste, kurse numri i rasteve aktive është 7 798”, ka njoftuar IKShPK-ja.