105 euro vlera e koeficientit, Haxhiu: Ligji për pagat duhet të dërgohet në Kushtetuese
Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Bekim Haxhiu, ka reaguar pas publikimit të vlerës së koeficientit të pagave nga ana e Qeverisë së Kosovës.
Ai ka thënë se vlera prej 105 euro e koeficientit për paga është turpërues. Në këtë kontekst, Haxhiu ka thënë se Ligji për Pagat duhet të dërgohet në Gjykatën Kushtetuese.
“Me këto vendime arbitrare qeveria po punon që të ikin sa ma shumë qytetarë nga Kosova. Ky vendim bashkë me Ligjin për Pagat është i pa pranueshëm dhe duhet të dërgohet në Gjykatën Kushtetuese”, ka shkruar Haxhiu në “Facebook”.
Postimi i plotë i Haxhiut:
Vendimi i qeverisë Kurti për vlerën e koeficientit 105 euro, është turpërues!
Me këtë vendim do të ketë ulje të pagave për shumë sektorë!
105 euro vlera e koeficientit është nënçmim, fyrje dhe zhgënjim për nëpunësit publikë.
Rritje të çmimeve te produkteve ushqimore,
Rritje të çmimit të energjisë,
Rritje të çmimit të derivateve,
Rritje të çmimit të tatimit në pronë,
Rritje e inflacionit,
Ulje të pagave…
Kjo është qeveria e shpresës dhe ndryshimit!
Krejt dhe drejt shkatërrimit të çdo sektori, çdo shprese e motivimi.
Me këto vendime arbitrare Qeveria po punon që të ikin sa ma shumë qytetarë nga Kosova.
Ky vendim bashkë me Ligjin për Pagat është i pa pranueshëm dhe duhet të dërgohet në Gjykatën Kushtetuese.