105 minatorë të “Trepçës” hyjnë në grevë
Njëqind e pesë minatorë të “Trepçës” kanë hyrë në grevë si shkak i mosmarrjes së pagave për muajin janar.
Lajmin e ka konfirmuar për gazetën “Epoka e re” kreu i Sindikatës së Punëtorëve të “Trepçës”, Gani Osmani.
“Ne patëm biseda së bashku me drejtorin me minatorët të cilët kanë vendorur që të hyjnë në grevë dhe u kemi treguar se momentalisht nuk kemi mjete nga qeveria për t’ua dhënë pagat, mirëpo ata vendosën që të hyjnie në grevë. Është e qartë se kanë kredi dhe kanë obligime familjare, por kjo është gjendja momentale”, ka deklaruar Osmani për gazetën “Epoka e re”.
Ai ka thënë se niveli i prodhimit ka shënuar rritje në këtë tremujor, por duhet pritur deri në realizimin e të ardhurave. “Niveli prodhimit ka shënuar rritje në këta tre muaj, mirëpo duhet pritur derisa të shitet koncentrati”, u shpreh ai.
(A. MAVRAJ/ Epoka e re)