Tottenhami fitoi ndaj Crystal Palace
10 nëntor 2018
| 20:52
Tottenham ka vuajtur, por ka arritur të marrë tri pikët në ndeshjen e luajtur sot kundër Crystal Palace në transfertë me rezultatin 1-0.
Hero i takimit ka qenë mbrojtësi 20-vjeçar Foyth, i cili ka shënuar golin e fitores në minutën e 66-të. Ai në fakt është bërë lojtari i 146-të që shënon për “Spurs” në Premier League.
Asnjë skuadër tjetër në historinë e Premier nuk ka shënuar me kaq shumë lojtarë të ndryshëm.
Kjo fitore i ka dhënë mundësinë Tottenham të parakalojë përkohësisht Arsenal në renditje dhe të marrë vendin e katërt.