106 pacientë të shtrirë në klinikat Covid dhe spitalet e përgjithshme
Shërbimi Spitalor dhe Klinik Universitar i Kosovës (ShSKUK) ka njoftuar se 106 pacientë janë të shtrirë në klinikat Covid dhe spitalet e përgjithshme.
“52 të konfirmuar Covid-19 pozitivë, 63 me oksigjeno-terapi dhe tre në gjendje të rënduar shëndetësore”, ka njoftuar ShSKUK-ja.
Në QKUK janë të shtrirë 75 pacientë të shtrirë, 29 prej tyre Covid-19 pozitivë, 53 me oksigjeno-terapi.
“Klinika Infektive, 34 pacientë dhe Klinika e Pulmologjisë, 41 pacientë”.
Ndërkaq në spitalet e përgjithshme janë të shtrirë 31 pacientë, 23 prej tyre Covid-19 pozitivë, 10 me oksigjeno-terapi.
“Spitali i Prizrenit, 4 pacientë, Spitali i Gjakovës, 9 pacientë, Spitali i Pejës, 8 pacientë, Spitali i Gjilanit, 9 pacientë dhe Spitali i Mitrovicës, 1 pacient”, ka njoftuar ShSKUK-ja.