107 pacientë me Covid-19 po trajtohen në spitalin e Pejës
19 prill 2021
| 09:47
Në Spitalin e Përgjithshëm të Pejës janë duke u trajtuar 107 pacientë të infektuar me koronavirus.
77 prej tyre janë në oksigjenoterapi, 4 në respirator dhe 11 në gjendje të rëndë.
Gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar 2 pacientë, njofton spitali.
Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik ka njoftuar të dielën se në Pejë janë regjistruar 20 raste pozitive me Covid-19.