107 pacientë të shtrirë në klinikat Covid dhe spitalet e përgjithshme

04 gusht 2021 | 13:05

Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës (ShSKUK) ka njoftuar se 107 pacientë janë të shtrirë në klinikat Covid dhe spitalet e përgjithshme.

Sipas ShSKUK-së, 64 pacientë janë të konfirmuar Covid-19 pozitivë, 72 me oksigjeno-terapi dhe dy janë në gjendje të rënduar shëndetësore.

Në QKUK, janë të shtrirë 70 pacientë, 31 prej tyre Covid-19 pozitivë dhe 54 me oksigjeno-terapi.

“Klinika Infektive, 34 pacientë dhe Klinika e Pulmologjisë, 36 pacientë”, thuhet në njoftimin për media.

Në spitalet e përgjithshme janë duke u trajtuar 37 pacientë, 33 prej tyre Covid-19 pozitivë dhe 18 me oksigjeno-terapi.

“Spitali i Prizrenit, 5 pacientë; Spitali i Gjakovës, 9 pacientë; Spitali i Pejës, 13 pacientë; Spitali i Gjilanit, 8 pacientë dhe Spitali i Mitrovicës, 2 pacientë”, ka njoftuar ShSKUK-ja.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ashtu siç pritej, Luis Van Gaal është trajneri i ri…