107 raste me Covid-19 po trajtohen në Klinikën Infektive, 55 prej tyre me oksigjenoterapi
08 korrik 2020
| 12:37
Në Klinikën Infektive të Qendrës Klinike dhe Universitare të Kosovës (QKUK) janë të hospitalizuar 107 pacientë me Covid-19.
Siç kanë bërë me dije nga kjo klinikë, 55 raste janë duke u trajtuar në reparte me oksigjenoterapi dhe përkujdesje intensive.
Në repartin e Mjekimit Intensiv janë duke u trajtuar dy raste. Dy rastet janë në gjendje të rëndë duke u trajtuar me oksigjenoterapi dhe përkujdesje intensive.
Ndërsa të martën janë lëshuar nga Klinika Infektive 7 pacientë.