107 raste të reja me Covid dhe 2 mijë e 639 të vaksinuar
05 janar 2022
| 15:16
Ministria e Shëndetësisë (MSh) ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit janë paraqitur 107 raste të reja me Covid.
Po ashtu, kjo ministri ka njoftuar se në 24 orët e fundit janë dhënë 2 mijë e 639 doza të vaksinës kundër koronavirusit.
“Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1 679 639 doza të vaksinës. Deri më sot 785 291 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë. Nga 5 561 testime, 107 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin Covid-19. Gjatë 24 orëve të fundit, nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes. Sot janë shëruar 4 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 158 082. Në total numri i rasteve aktive është 740”, ka njoftuar MSh-ja.