107 të shëruar nga Covidi në 24 orët e fundit
04 nëntor 2020
| 15:10
Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKShPK) ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar 107 persona nga Covid-19, duke e quar në 15 829 numrin e përgjithshëm të të shëruarve.
“Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 107 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 15 829 raste, kurse numri i rasteve aktive është 5 002”, ka njoftuar IKShPK-ja.