108-shja e LDK-së, Ibadete Mehmeti: Kam nderin që jam pjesë e listës së programit “Rruga e Re”
Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) ka dorëzuar listën e 110 kandidatëve për deputet në Komisionin Qendror Zgjedhor (KQZ) për zgjedhjet parlamentare të 9 shkurtit 2025.
Kjo listë, e cila nga LDK-ja është quajtur listë e “Rrugës së Re”, përfshinë personalitete të rëndësishme që në kohë të ndryshme kanë dhënë kontribut për vendin.
Në mesin e këtyre personaliteteve është edhe ekonomistja Ibadete Mehmeti, i cila në këto zgjedhje mban numrin e 108 në listën e LDK-së.
Në ditëlindjen e 35-të së Lidhjes Demokratike të Kosovës, kandidatja për deputete, Ibadete Mehmeti ka thënë se ka përjetuar kujtimet më të mirat që nga themelimi i LDK-së deri te shtet ndërtimi. Mehmeti ka thënë se sot dhe nesër kjo lidhje do të jetë kështu edhe më e bashkuar! Ajo po ashtu ka thënë se synimet e LDK-së janë të qarta për gruan si shtyllë e familjes dhe e gjithë shoqërisë. “Ne dimë, duam, dhe ja dalim!”, ka thënë ndër tjera kandidatja për deputete, Ibadete Mehmeti e cila me 9 shkurt garon në listën zgjedhore të LDK-së me numrin 108 dhe që fitorja e saj është vlerë për Kuvendin e Kosovës.