108 VJET NGA KUVENDI I PARIVE NË ISNIQ
Historiani deçanas Shkodran Imeraj i cili është edhe këshilltar i ministrit të Arsimit Shyqiri Bytyçit në Qeverinë e Republikës së Kosovës, në profilin e tij në “Facebook” ka kujtuar 3 prillin e vitin 1910, ku në kullat e Deçanit është mbajtuar Kuvendi i Parive, me iniciativë të Isa Boletinit e Bajram Currit dhe me përkrahje të Hasan Prishtinës e Idriz Seferit.
Postimi i plotë i Imerajt:
108 VJET NGA KUVENDI I PARIVE NË ISNIQ
Sot u mbushën plotë 108 vjet nga kur me 3 prill të vitit 1910 në Kullën e Osdautaj në Isniq i zhvilloj punimet Kuvendi i Parive. Kuvendi i Parive në Isniq, u thirr më iniciativën e Isa Boletinit, ku morën pjesë edhe disa nga krerët e Lëvizjes Kombëtare Shqiptare si Bajram Curri e Sulejman Batusha.
Përveç pjesëmarrjes në Kuvend të Isa Boletinit, Bajram Currit dhe Sulejman Batushës, aty ishin të pranishëm edhe paria e dy nahive asaj të Pejës dhe të Gjakovës.
Ndër vendimet kryesor të këtij Kuvendi ishin:
– Lidhja e Besës të logu tradicional i Verrave të Llukës (ku u zgjodhën drejtuesit e Kuvendit të Verrat e Llukës në krye me Shaban Binakun), dhe
– Fillimi i një kryengritje gjatë vitit 1910.
Vendimet e Kuvendit të Parive në Isniq me 1910, u përkrahen edhe nga patriotet Hasan Prishtina e Idriz Seferi.
Kuvendi i Parive në Isniq i prillit të vitit 1910, ka një rendësi të veçantë ngase ai është njëri nga Kuvendet me të rëndësishëm në prag të fillimit të Kryengritjes se Përgjithshme me 1912, kryengritje e cila soli edhe shpalljen e pavarësisë se Shqipërisë me 28 nëntor të vitit 1912.