109 gola në 35 ndeshje, Flick: Kemi një skuadër të uritur

07 shkurt 2025 | 13:28

Hansi Flick ka analizuar fitoren 5-0 në Mestalla, e cila i lejoi katalanasit të kualifikoheshin në gjysmëfinalen e Kupës së Mbretit.

“Një sukses shumë i rëndësishëm për ne. Jam i lumtur me ekipin. Krijuam raste dhe shënuam gola herët dhe kjo na lejoi të shënonim më shumë”, ka thënë Flick. 109 gola në 35 ndeshje: “Është një shifër mbresëlënëse. Dhe lojtarët kanë ruajtur motivimin e tyre, gjë që tregon urinë që ka ekipi. Lojtarët ishin të fokusuar në përpjekjen për të shënuar më shumë gola”. Flick ka folur edhe për portierin Szczesny: “Unë mendoj se detyra e tij është të mbrojë portën dhe na jep stabilitet. Ai përsëri mbajti portën e pastër dhe kjo është ajo që ka rëndësi”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka njoftuar qytetarët për procesin…