109-shi i AAK-së kërkon mobilizim nga anëtarësia për zgjedhjet e 9 shkurtit
12 janar 2025
| 11:16
Kandidati për deputet nga AAK-ja me numër 109, afaristi, Ramush Ahmetaj, ka marrë pjesë mbrëmë në takimin me strukturat e Leshanit me nëndegë.
Ai gjatë fjalimit të tij ka kërkuar nga anëtarësia mobilizim për zgjedhjet e 9 shkurtit që AAK-ja dhe kandidatët e saj për deputetë të dalin sa më suksesshëm në këto zgjedhje.
Ahmetaj deri më tani ka takuar shumë qytetarë, biznesmenë, studentë, të rinj dhe veteranë të luftës.