109-shi i AAK-së merr përkrahje në Prizren nga afaristë dhe bashkëluftëtarë
Kandidati për deputet i AAK-së me numër 109, afaristi Ramush Ahmetaj, sot ka qëndruar në Prizren.
Ai ka marrë mbështetjen e disa afaristëve dhe bashkëluftëtarëve për zgjedhjet e 9 shkurtit.
“Sot në Prizren, i përkrahur nga disa afaristë, dhe bashkëluftëtarë të njohur nga Lulzim Kabashi dhe Kushtrim Hasanaj afaristë të njohur në Prizren. Po ashtu në këtë tubim mbështetës për Kosovën fituese me ne është edhe njëri nga drejtorët më të suksesshëm të kompanisë ‘Vita’ të Pejës, Kushtrim Tigani dhe Isa Dervishaj, fermer i fuqishëm në Dukagjin, të bashkuar me të gjitha forcat në përkrahje të pathyeshme, për Kosovën fituese 137 dhe për Ramush Haradinaj, kryeministër të Kosovë. Përkrahja juaj është forca jonë, Vazhdojmë përpara drejt fitores së madhe”, ka shkruar Ahmetaj.