109-shi i AAK-së për tubimin në Pejë: Ishte madhështor dhe tregues se më 9 shkurt jemi fitues
Sot në Pejë koalicioni AAK-NISMA mbajti tubimin përmbyllës të fushatës zgjedhore në prani të qindra e mijëra qytetarëve.
Kandidati për deputet i AAK-së me numër 109, Ramush Ahmetaj ka thënë se ky tubim ishte madhështor dhe tregues i qartë se koalicionit “Për Kosovën Fituese” me numrin 137 tani është realitet.
“Përkrahja e qytetarëve të Pejës, të Dukagjinit dhe mbarë Kosovës janë rreshtuar përkrah Ramush Haradinaj për kryeministër. Fryma e unitetit dhe mbështetja e madhe e banorëve për vizionin e koalicionit ‘Për Kosovën Fituese’ janë garancia e fitores dhe ndryshimit të duhur për Kosovën më shumë mundësi”, ka shkruar Ahmetaj në Facebook.
Ahmetaj para qytetarëve tha se si përfaqësues i zërit të tyre në parlament, angazhohet të mbrojë dhe avancojë interesat e qytetarëve, duke u siguruar që kërkesat dhe nevojat e tyre të jenë gjithmonë në qendër të vendimmarrjes.