109-shi i AAK-së, Ramush Ahmetaj: Entuziazëm i madh dhe përkrahje pakufi për numrin 137
Kandidati për deputet i AAK-së me numër 109, afaristi Ramush Ahmetaj, ka shkruar për aktivitetet elektorale që ka pasur ditën e enjte.
Ai ka thënë se në tubimet që ka marrë pjesë ka parë entuziazëm të madh dhe përkrahje pakufi për numrin 137.
“Nga Kapeshnica, në Carrabreg, Rastovicë dhe Dobrosh, entuziazëm i madh, përkrahje pa kufi
dhe solidarizim me Koalicionit ‘Për Kosovën Fituese’ dhe me Ramush Haradinaj kryeministër, është adresa e përkrahësve tanë, është referenca e elektoratit tonë për Kosovën Fituese. Guximi i përkrahësve tanë për ndryshime gjatë kësaj periudhe ishte i madh. Ata influencuan kudo në ngritjen e vetëdijes kombëtare për zhvillim dhe dolën fuqishëm kundër Albin Kurtit dhe njerëzve të tij të cilët e izoluan Kosovën dhe e quan buzë humnerës. Kapeshnica, Carrabregu, Rastovica dhe Dobroshi janë përcaktuar për ta dhënë votën tek njerëzit e duhur që kanë guximin dhe munden për ta bërë Kosovën ndryshe, me shumë punë, me shumë mirëqenie, për një shtet më të fortë dhe në shërbim të qytetarëve. Na priftë e mbara!”, ka shkruar Ahmetaj në “Facebook”.