![](https://www.epokaere.com/wp-content/uploads/2025/02/FB_IMG_1739053018184.jpg)
109-shi i AAK-së, Ramush Ahmetaj falënderon qytetarët për mbështetjen: Ndryshimi i madh po vjen
Pas tubimit përmbyllës në Pejë, kandidati për deputet nga AAK-ja me numër 109, Ramush Ahmetaj së bashku me bashkëluftëtarë dhe me përkrahës të koalicionit “Për Kosovën Fituese” 137 vazhduan takimet edhe në fshatin Dubovik.
“Ndryshimi i madh po vjen! Të bashkuar drejt fitorës, rruga jonë është e pandalshme. Bashkëluftëtarët e mi në Dubovikë, me uruan mbarësi dhe fitore në zgjedhjet e 9 shkurtit. Ata mi premtuan votat e tyre për t’i përfaqësuar në Kuvendin e Kosovës. Platforma jonë për Kosovën Fituese u mbështet fuqishëm nga simpatizuesit, përkrahësit dhe votuesit e AAK-së me besim të palëkundur për Aleancën 137. Ju falënderoj nga zemra secilin veç e veç për mundin, për kohën, përkushtimin, mbështetjen dhe përkrahjen që më keni dhënë këto ditë gjatë fushatës zgjedhore, do t’u jamë mirënjohës në të gjitha kohërat, pa harruar asnjë herë obligimin që kam ndaj votuesëve dhe qytetarëve të
Kosovës”, ka shkruar Ahmetaj në “Facebook”.