109-shi i AAK-së, Ramush Ahmetaj kërkon votën e diasporës për zgjedhjet e 9 shkurtit

10 janar 2025 | 15:19

Kandidati për deputet nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Ahmetaj, i ka bërë thirrje diasporës që ta votojnë këtë parti, atë si kandidat për zgjedhjet e 9 shkurtit.

Ahmetaj, i cili garon me numrin 109 në listën e AAK-së është zotuar se do të jetë edhe zëri i diasporës në Kuvendin e Kosovës.

“Si deputet i ardhshëm i Parlamentit të Kosovës do të jem zëri juaj në tempullin e demokracisë. Andaj kërkoj votën tuaj për kandidatin tonë për kryeministër Ramush Haradinaj”, ka shkruar Ahmetaj në “Facebook”.

Postimi i plotë i Ahmetajt:

Të dashur bashkatdhetarë;

Tashmë ka filluar votimi në diasporë për zgjedhjet parlamentare të 9 shkurtit.

Si kandidat për deputet nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, ju bëjë thirrje që të merrni pjesë në këtë proces zgjedhor demokratik, që së bashku t’i japim drejtim zgjidhjeve më të mira për Kosovën tonë, duke votuar AAK-në me numër 137 dhe mua me numër 109.

Vota e juaj ka peshë të madhe për mua si kandidat për deputet, sepse vlerësoj angazhimin dhe kontributin tuaj ndër vite për ta ndërtuar dhe zhvilluar Kosovën.

Pa ju, Kosova nuk do të ishte kjo që është, u jam mirënjohës përgjithmonë!

Si deputet i ardhshëm i Parlamentit të Kosovës do të jem zëri juaj në tempullin e demokracisë. Andaj kërkoj votën tuaj për kandidatin tonë për kryeministër Ramush Haradinaj – Për Kosovën Fituese #AAK-137 #1 #109.

Bashkë jemi Fitues!

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Skuadra e Napoli, që për momentin udhëheq renditjen e Serie…