109-shi i AAK-së, Ramush Ahmetaj: Mashtrimi i Kurtit duhet të marrë fund më 9 shkurt
25 janar 2025
| 11:09
Edhe Zllapeku i Pejës i bashkohet mbështetjes së fuqishme “Për Kosovën Fituese” 137. Kështu ka bërë me dije kandidati për deputet i AAK-së me numër 109, afaristi Ramush Ahmetaj.
Ai ka thënë se pjesëmarrja e madhe dhe entuziazmi i qytetarëve, në tubimet e AAK-së anë e kënd Kosovës, edhe në vendbanime më të vogla, është një sinjal se vendit më 9 shkurt i duhet ndryshimi i madh.
“E ky ndryshim ndodh vetëm me liderin tonë për kryeministër Ramush Haradinaj. Në çdo takim po marrim mesazh se populli është mashtruar për katër vjet nga Albin Kurti, e ky mashtrim duhet të marrë fund më 9 shkurt. Vetëm të bashkuar mund të shkojmë përpara për një Kosovë Fituese 137!”, ka shkruar Ahmetaj në Facebook.