11 gjyqtarë avancohen në Gjykatën e Apelit
11 gjyqtarë janë avancuar në Gjykatën e Apelit, përderisa është shpallur konkurs edhe për tri pozita të lira.
Hajriz Hoti, Malsor Kryeziu, Franciska Zhitija-Ymeri, Naim Meholli, Ardian Ajvazi, Hidajete Gashi-Alaj, Faton Bajrami, Besnik Bislimaj, Besink Feka, Fatmir Baloku dhe Ylber Shurdhiqi janë gjyqtarët të cilët në mbledhjen e 278-të të Këshillit Gjyqësor të Kosovës (KGJK) u avancuan në Gjykatën e Apelit.
Mandati i gjyqtarëve në fjalë do të fillojë nga 1 marsi 2022, raporton “Betimi për Drejtësi”.
Ndërkaq, KGJK mori vendim të shpallë konkursin edhe për tri pozita të lira për gjyqtarë në shkallën e dytë.
Kjo pasi në mbledhjen e kaluar të KGJK-së, atë të 277-të, dy gjyqtarët e Apelit, Zenel Leku dhe Rrustem Thaqi, ishin zgjedhur gjyqtarë në Gjykatën Supreme.
Ndërsa, në kolegjin e Apelit të Agjencisë Kosovare të Pronës të Gjykatës Supreme, ishte zgjedhur gjyqtari Nenad Llaziq.