11 mijë e 280 raste aktive me Covid në Kosovë

17 dhjetor 2020 | 15:18

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKShPK) ka bërë me dije se në vendin tonë janë aktive edhe 11 mijë e 280 raste me Covid-19.

“Numri total i rasteve pozitive është 47 952 raste nga 168 211 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 1 233 raste të vdekjes. Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 483 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 35 439 raste, kurse numri i rasteve aktive është 11 280”, ka njoftuar IKShPK-ja, raporton “Epoka e re”.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKShPK) ka njoftuar…